Freshline Sh.p.k mbledh dhe përpunon të dhënat
personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe
detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të
plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, Për mbrojtjen e të
dhënave personale (të ndryshuar).Freshline Sh.p.k siguron subjektet e të dhënave
personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për
qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe
informative.Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin
për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për
procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat
personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të
përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është
përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të
siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë
të plotë. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të
kërkojne kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që
këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me
kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 Për
mbrojtjen e të dhënave personale (të ndryshuar). Kërkesa mund të
drejtohet në adresën freshlinealb@gmail.com .Freshline Sh.p.k</strong > garanton se ka marrë të gjitha
masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e
konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi
apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e
Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, Për mbrojtjen e të dhënave personale
(i ndryshuar). Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në
databaza të Freshline Sh.p.k. , do të përpunohen nga punonjësit dhe
/ ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre
personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të
transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur
është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet
kompetente sipas ligjit. Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e
refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e
të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë
fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së
kontratës së lidhur mes palëve. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj
rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në
lidhje me politikat e privatësisë të Freshline Sh.p.k.